Dëmtuan Komisariatin Nr. 3 dhe ushtruan dhunë ndaj policisë, arrestohet një protestues, shpallen në kërkim 4 të tjerë
Policia ka arrestuar një person për sulmin në komisariatin nr. 3 në protestën e së shtunës. Veç tij, janë nën hetim në gjendje të lirë 7 të tjerë, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim. Sulmi i së shtunës ndodhi pas rreth dy orësh protestë para kryeministrisë, ata iu drejtuan komisariatit në rrugën “Mine Peza” ku mbaheshin 21 protestuesit e arrestuar. Disa prej tyre ishin me maska, ashtu siç u shfaqën edhe gjatë protestës. Më pas, me gurë e shkopinj thyen xhamat e komisariatit dhe shqyen derën duke hyrë deri në dhomën e pritjes. Njoftimi: Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga...
Burimi:
sot.com.al