“Demokracia nuk ka frikë nga protesta paqësore”/ Demokratët Evropianë: Evropa duhet të qëndrojë në krah të të rinjve
Partia Demokratike Evropiane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, ku prej 35 ditësh qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, PDE/EDP shkruan demokracia nuk ka frikë nga protesta paqësore, por i dëgjon ato. Më tej në reagim shkruhet se në ditën e 34-t të protestave në Tiranë, një parullë u bë virale: “Jam e zhgënjyer nga ju”, ishte mesazhi i një vajze të re drejtuar një efektivi të policisë. Sipas Demokratëve Evropianë, ky moment pasqyron ndarjen mes qytetarëve dhe atyre që mbajnë pushtetin. “Në ditën e 34-t të protestave në Tiranë, një fjali jehon më fort se çdo thirrje: “Jam e zhgënjyer nga ju.” Një vajzë e re ia thotë këtë një...
Burimi:
sot.com.al