“Dëgjova vetëm pau-pau”, flet dëshmitari okular në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, vëllai kaloi traumë pas ngjarjes
Po zhvillohet këtë mesditë gjyqi i Artan Tafanit në lidhje me atentatin ndaj Kujtim Metës, ngjarje e ndodhur në prill 2022. Në atë ngjarje Meta mbeti i plagosur dhe pas dërgimit në spital arriti t’i shpëtojë plagëve të marra. Sipas dëshmisë që Tafani ka bërë më parë para hetuesve, ngjarja ishte porositur nga Laert Haxhiu dhe shkak ishte një debat që shënjestra kishte pasur me babain e Haxhiut. “Kujtim Metën e njoh, e kam në lagje. Ditën që ka ndodhur atentati ndaj Kujtimit isha me vëllanë duke pirë kafe. Hyri dikush me maskë, jam fshehur poshtë tavolinës. E morëm me makinën time e çum në spital. Lokali ndodhet te stacioni i trenit në Lushnjë. Pija kafen e mëngjesit aty dhe të pasdites. Ngjarja ka ndodhur...
Burimi:
top-channel.tv