‘Dëgjova një zhurmë’, banorja e pallatit rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Pashë të riun të shtrirë, ishte tmerr

‘Dëgjova një zhurmë’, banorja e pallatit rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Pashë të riun të shtrirë, ishte tmerr

E tronditur dhe me lot në sy, një banore e pallatit ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko këtë pasdite në Korçë, ka rrëfyer për Report Tv tmerrin e përjetuar nga ngjarja. Ajo ka dëgjuar krismën e kallashnikovit, plumbit të vetëm që ka vrarë të riun dhe ka dalë jashtë pa e kuptuar domethënien e zhurmës. Fqinja në katin e tretë, pikërisht aty ku Zuko u vra, ka reaguar e alarmuar. Pamja e të riut të shtrirë në tokë dhe gjakut që i rridhte nga koka, i ka tronditur të dyja. “Unë isha brenda në shtëpi. Më është prishur terezia. U dëgjua një zhurmë e madhe sikur pëlciti diçka. ‘Obobo’, i thashë mamit, se isha vetëm me mamin, ‘po dal të shoh ç’bëhet, se mos...