Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas…

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas…

Radha për të bërë kundërshtimet e tij ndaj Prokurorisë së Posaçme, ishte kryefjalë e debatit të nxehtë në gjyqin e Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, në seancën që u mbajt dje në GJKKO. Ish-Presidenti ndërhyri në momentet që prokurori Sotir Kllapi po relatonte të dhënat e episodit të lobimit të LSI-së në SHBA. Akuzat e Metës ndaj trupës gjykuese, ishin të ashpra, me replika të vazhdueshme me kryesuesin, Erion Bani. Pjesë nga debati Meta: Kjo bëhet qëllimisht që të konfuzohet media që të mos kuptohet se po bëhet mashtrim. Mos më ndërprisni fare. Prokurori e nisi me seancën e kaluar. Rregullat i di mirë unë, gjykata duhet të jetë edhe e pavarur edhe e paanshme. Dua ti jap një përgjigje për seancën...