DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes së SHBA-së me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen

DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes së SHBA-së me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin dhe ratifikimin nga Shqipëria të një kredie prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF). Sipas njoftimit të autoriteteve amerikane, fondet do të shërbejnë për të mbështetur angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e objektivave të mbrojtjes të dakordësuara në Hagë, të cilat parashikojnë rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Kredia do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së pajisjeve dhe kapaciteteve ushtarake me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, duke synuar njëkohësisht forcimin e aftësive mbrojtëse të aleancës euroatlantike. Në deklaratë theksohet se marrëveshja pasqyron partneritetin strategjik mes Uashingtonit dhe Tiranës. SHBA...