Damian Gjiknuri: Nuk kam qenë asnjëherë në Aruba dhe nuk i njoh personat! Sfidoj avokatin të nxjerrë provat ose të dorëzojë licencën

Damian Gjiknuri: Nuk kam qenë asnjëherë në Aruba dhe nuk i njoh personat! Sfidoj avokatin të nxjerrë provat ose të dorëzojë licencën

Politikani i lartë socialist Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë publikisht, për pretendimet dhe deklaratat e personazheve të ndryshëm në media, se ai ka qenë një nga dy zyrtarët e qeverisë që ka marrë pjesë në takimin me trafikantët në Aruba. Ai deklaron me përgjegjësi të plotë, se nuk ka qenë asnjë në Aruba dhe nuk ka takuar asnjëherë e askund personat për të cilët aludohet, duke e cilësuar avokatin Arben Llangozi, personi që përmendi emrin e tij, si një shpifës. “Në respekt ndaj opinionit publik, i cili helmohet nga deklarata të tilla shpifëse, deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam qenë asnjëherë në Aruba, nuk kam takuar asnjëherë e askund dhe nuk kam pasur asnjë lidhje me personat për të cilët...