“Çohen 4.2 milionë euro për koncert privat”/ Revoltohet, Xhixho: Si mundet të ndodhë, kur ende nuk ka ilaçe në spital

“Çohen 4.2 milionë euro për koncert privat”/ Revoltohet, Xhixho: Si mundet të ndodhë, kur ende nuk ka ilaçe në spital

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur akuza ndaj qeverisë gjatë mbledhjes së Komisionit për Shëndetësinë, duke kundërshtuar financimin me 4.2 milionë euro të një koncerti privat përmes një akti normativ, ndërsa, sipas saj, spitalet publike përballen me mungesa të pajisjeve dhe ilaçeve jetike. Xhixho argumentoi se fondet publike duhet të përdoren për nevojat urgjente të sistemit shëndetësor dhe jo për aktivitete që, sipas saj, nuk përbëjnë emergjencë. “Çohen 4.2 milionë euro për koncert privat. Si mundet në një situatë ku të mungon Pet Scan, brakiterapia, të mungojnë barelat dhe je më i ulti në Europë për numrin e shtretërve? Qytetarët paguajnë 800 euro për lomustinën, nuk ka ilaçe dhe në këtë situatë qeveria çon 4.2 milionë euro me akt normativ në një...