Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare Spanjolle, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Europolit ka çmontuar një organizatë të dyshuar ndërkombëtare të trafikut të drogës, e cila dyshohet se vepronte nga Ekuadori dhe kishte lidhje me struktura kriminale shqiptare dhe polake. Operacioni i koduar “Grand Phoenix 0043 – Azkaban” u zhvillua në orët e para të 8 korrikut dhe çoi në arrestimin e 18 personave, mes tyre edhe dy shtetas evropianë të identifikuar si drejtues të dyshuar të rrjetit. Sipas hetimeve, organizata kishte transportuar rreth 7.5 ton kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej 225 milionë dollarësh në tregjet e paligjshme ndërkombëtare. Autoritetet spanjolle dyshojnë se rrjeti kishte një strukturë të organizuar ndërkombëtare dhe operonte përmes lidhjeve në disa vende. Udhëheqësit e huaj të rrjetit të...