“Çfarë tersi, e dija”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pafajësi të një prej grabitësve të 4.6 milionë eurove në Rinas

“Çfarë tersi, e dija”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pafajësi të një prej grabitësve të 4.6 milionë eurove në Rinas

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin përmes të cilit ka rrëzuar ankesën e Saimir Çelës, një prej personave të dënuar për grabitjen e rreth 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në vitin 2019.Çela kishte kundërshtuar përdorimin si provë të një përgjigjeje të tij, “çfarë tersi, e dija”, të regjistruar gjatë një përgjimi ambiental në ambientet e paraburgimit, në ditën e arrestimit. Ai pretendonte se kjo deklaratë ishte përdorur në mënyrë të padrejtë në procesin penal.Gjykata Kushtetuese, duke vlerësuar se çështja nuk paraqiste arsye për t’u shqyrtuar në seancë plenare, ka argumentuar se biseda mes Çelës dhe të arrestuarit tjetër, Renaldo Sulaj, mund të merret në konsideratë në kontekstin e provave të tjera të administruara gjatë procesit.Në vendim përmenden edhe 508 telefonata të kryera nga Çela...