Çfarë ndodhi? Shkrumboi një magazinë fishekzjarresh në Shkozet, në pranga i riu
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrit që përfshiu një magazinë në zonën e Shkozetit në Durrës, ku mbaheshin fishekzjarrë dhe lodra fëmijësh. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë 38-vjeçari me inicialet A.N., banues në Durrës. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai kishte ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët janë përhapur duke përfshirë ambientet e magazinës dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja solli ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa 38-vjeçari do të përballet me procedurat ligjore për përgjegjësinë e tij të dyshuar në shkaktimin e...
Burimi:
ntv.al