Çfarë duhet të prodhojë protesta para Kryeministrisë?/ Koçi: Presidenti të zgjidhet nga populli, të anullohen edhe…

Çfarë duhet të prodhojë protesta para Kryeministrisë?/ Koçi: Presidenti të zgjidhet nga populli, të anullohen edhe…

Protesta që prej 16 ditësh po mbahet para Kryeministrisë nuk duhet të ketë si objektiv rrëzimin e pushtetit, por të shndërrohet në një lëvizje që kërkon më shumë demokraci dhe reforma të thella në funksionimin e shtetit. Ky është qëndrimi i ish-deputetit socialist Petro Koçi, i cili gjatë një interviste në një studio televizive tha se energjia e krijuar nga kjo protestë duhet të kanalizohet drejt ndryshimeve që, sipas tij, i nevojiten sistemit politik dhe institucional në vend. Sipas Koçit, një nga çështjet që kërkon ndërhyrje të menjëhershme janë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ndërkohë që propozoi një ribalancim të pushteteve në vend përmes zgjerimit të kompetencave të Presidentit të Republikës. Sipas tij, kreu i shtetit duhet të marrë më shumë rol në sistemin institucional...