Ceremonia në nderim të Servet Pëllumbit/ Zbulohet orari i homazheve dhe përcjelljes në banesën e fundit
Më 6 maj 2026 do të zhvillohen ceremonitë mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. Arkëmorti i tij do të mbërrijë në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku do të zhvillohen homazhet. Homazhet do të nisin në orën 09:30, ndërsa në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare. Në orën 12:30 është planifikuar ceremonia e përcjelljes, ku do të mbahen edhe dy fjalime, sipas protokollit shtetëror. Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit/ Kryeministri Rama jep lamtumirën ish-kryeparlamentarit të ndjerëMë pas, në orën 13:00, do të bëhet nisja drejt varrezave të Sharrës, ku do të përcillet për në banesën e fundit.
Burimi:
sot.com.al