Celulari, numri fiks, interneti/ Shqiptarët paguajnë 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të tjera, konsumatorët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se Bashkimi Europian edhe për komunikimin dhe informacionin.Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, indeksi i çmimeve sipas fuqisë blerëse për informacionin dhe komunikimin për Shqipërinë për vitin 2025 ishte 107.6% e mesatares së Bashkimit Europian.Kjo do të thotë se për të komunikuar përmes celularit, numri fiks, apo për të përdorur internetin, konsumatorët vendas paguajnë 7.6% më shumë sesa një qytetar europian, e matur kjo sipas barazisë së fuqisë blerëse.Çmimet e komunikimit janë shtrenjtuar vazhdimisht vitet e fundit, teksa tregu i është rikthyer duopolit me vetëm dy kompani.Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në raportin e fundit vjetor 2025 ka kryer vlerësimin e përballueshmërisë së shërbimeve të komunikimeve elektronike...
Burimi:
ntv.al