Çanta 6 mijë euro e ministres së Shëndetësisë, Progni: Shite dhe çoje te donacionet që ke kërkuar për spitalet
Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka ironizuar ministren e Shëndetësisë gjatë protestës së 45-të para Kryeministrisë, duke iu referuar një denoncimi që ka marrë nga qytetarët për një çantë luksi me vlerë 6 mijë euro. Progni tha se një familje e kishte informuar se kishte parë ministren në aeroport me çantë 6 mijë euro, duke u shprehur se ky rast kishte shtuar edhe më shumë mbështetës në protestë. “Më erdhi një denoncim dje nga një familje. Kishin parë ministren e Shëndetësisë në aeroport me një çantë 6 mijë euro. I kishin thënë se sapo kishte shtuar dy njerëz të rinj në protestë vetëm nga kjo çantë”, deklaroi ai. Ai i bëri thirrje ministres që ta shesë çantën dhe paratë t’i dhuroj te donacioni që ka...
Burimi:
sot.com.al