Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, mijëra fermerë përballen me probleme, ndërpritet furnizimi me ujë
Një avari serioze ka lënë pa ujë vaditës mijëra fermerë në qarkun e Fierit. Mbrëmjen e djeshme, është regjistruar një çarje e argjinaturës së kanalit shkarkues në liqenin e Thanës, duke bërë që procesi i ujitjes të ndërpritet menjëherë për një sipërfaqe masive prej rreth 32,400 hektarësh. Dëmtimi ka ndodhur pranë pikës së njohur si shkarkuesi katastrofik i liqenit. Për shkak të rëndësisë jetike që ky kanal ka për bujqësinë e zonës, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit ka reaguar me shpejtësi duke zbritur në terren që në orët e para për të nisur punën për riparimin e avarisë. Sa do të zgjasë ndërprerja? Sipas inxhinierit Ferdinant Dervishi, i cili sqaroi situatën dhe shkallën e dëmtimit të argjinaturës, procesi i rregullimit të plotë pritet të kërkojë...
Burimi:
sot.com.al