“Bomba” në duart e francezëve, gazetari flet për përgjimet që fundosin Ramën, Lindën, baxhanakun, 5 ministra,…

“Bomba” në duart e francezëve, gazetari flet për përgjimet që fundosin Ramën, Lindën, baxhanakun, 5 ministra,…

Ndalimi në Francë i Ermal Beqirit ka rikthyer në vëmendje aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për të cilën gazetari Basir Çollaku pretendon se shkon përtej personave të hetuar deri më tani. Ai deklaron se në këtë histori përfshihen emra të niveleve të larta, duke përmendur kryeministrin Edi Rama, bashkëshorten e tij Linda Rama, baxhanakun e kryeministrit. “Te kjo histori biznesi, histori kriminale e kësaj dosjeje, ne kemi baxhanakun e Kryeministrit pjesë të hetimit. Atje del edhe bashkëshortja e Kryeministrit. Tani kjo histori, Beqiri ka materiale të bollshme për të shantazhuar eprorët e tij të djeshëm të biznesit të paktën. Ndaj këtu vjen jo fort e qartë ndërhyrja e Strukturës së Posaçme me përgjigjen: “Ne e dinim”. Prandaj je aty, prandaj paguhesh...