Bllokimi i foltores nga demokratët, mbyllet seanca plenare, Peleshi: Rendi i ditës nuk ndryshon siç doni ju
Seanca plenare e Kuvendit u mbyll para përfundimit të rendit të ditës, pasi tensionet dhe bllokimi i foltores nga deputetët e opozitës pamundësuan zhvillimin normal të punimeve. Si pasojë, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, nuk arriti të paraqesë raportin e institucionit që drejton. Kryesuesi i seancës, Niko Peleshi, pas propozimit të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, vendosi shtyrjen e pikave të mbetura për mbledhjen e së enjtes, duke argumentuar se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet nën presion. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pati deklaruar se seanca mund të vijonte duke anashkaluar raportimin e Shabanit dhe vijuar me titullarët e tjerë të institucioneve, propozim që nuk u pranua. “Është e vërtetë që rendin e ditës e bën kryetari,...
Burimi:
sot.com.al