Bizneset u ankuan për mungesë plazhesh publike, Bashkia Pogradec reagon për rastin: Pretendime të pavërteta!

Bizneset u ankuan për mungesë plazhesh publike, Bashkia Pogradec reagon për rastin: Pretendime të pavërteta!

Bashkia Pogradec ka ndarë një sqarim lidhur me ankesat nga disa subjekte private për mungesë të hapësirës publike për plazhe në vijën liqenore. “Po na zhduket plazhi publik”, biznesmeni në Pogradec kundërshton privatizimin e hapësirave në breg të liqenit Bazuar në deklaratë, kjo bashki i cilëson këto qëndrime si të pabaza dhe dhe pretedime të pavërteta. Sipas Bashkisë Pogradec, nuk është aspak e saktë që hapësirat e plazhit publik janë cunguar apo tjetërsuar për të favorizuar subjektet private. “Vetëm në segmentin e plazhit ranor nga Hotel Enkelana deri tek banjat publike janë parashikuar gjithsej pesë hapësira publike, të cilat janë të evidentuara në hartën përkatëse (shih fotot, plazhet publike me të kuqe) dhe përfshijnë parcelat: PG-34 (publik); PG-34/2 (publik); PG-35 – 50 m linear (publik);...