BIRN: Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës
Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë fjalimin e së premtes të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai ankohej mes të tjerash për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën e zmadhuan protestën që i kërkon prej mbi 55 ditësh dorëheqjen. Mes qindra personave që e ndanë fjalimin e Ramës në Facebook, BIRN identifikoi mbi 25 profile të rreme si dhe deputetë të Partisë Socialiste, kryetarë bashkish dhe punonjës të administratës në qeverisjen qendrore dhe lokale. Gjatë fjalimit të tij, Rama i ndau protestuesit në “flamingo” dhe “sorra”, ndërsa këmbënguli sërish se protesta ishte frymëzuar nga jashtë vendit, përmes manipulimit të rrjeteve sociale. “Flamingoja dha simbolin magjepsës, hija...
Burimi:
sot.com.al