BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

Nga Mero Baze BIRN, një OJF e sponsorizuar për gazetari investigative, është vënë në krye të betejës kundër bizneseve të turizmit në Shqipëri, duke iu gëzuar sulmit mbi bizneset dhe duke u përpjekur ta relativizojë dëmin financiar dhe moral që u shkaktohet atyre. Kur fushata filloi një javë më parë, nën thirrjet herë publike e herë përmes koordinimit me grupin organizator të protestës, BIRN u shqetësua seriozisht përse policia njoftoi se po hetonte betejën e organizatorëve të protestës kundër biznesit të turizmit. Në një shkrim propagandistik dhe spekulativ, Reporter.al, botim i BIRN në Tiranë, shprehte shqetësim pse policia po hetonte review-t dhe i relativizonte ato, duke i quajtur akte të lirisë së fjalës, edhe pse ishte e qartë që policia shprehte shqetësimin për fushatën terroriste...