Bie nga ballkoni një grua në Vlorë, transportohet në spital pas rëndimit të gjendjes shëndetësore nga dëmtimet e marra
Mbrëmjen e ditës së djeshme, një grua ka rënë nga ballkoni i një pallati pranë Lungomares në Vlorë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për një rast me shkaqe të tjera. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv