Bie në prangat e policisë 62-vjeçari/ Kishte kthyer shtëpinë në thertore, dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë
Një skandal mjedisor dhe i sigurisë ushqimore është zbuluar në fshatin Qilarisht të Përmetit, ku një 62-vjeçar kishte përshtatur banesën e tij si thertore të paligjshme, ndërsa mbetjet e therjeve i hidhte direkt në lumin Vjosë. Gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Përmetit, Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe AKU Gjirokastër, u vu në pranga pronari i thertores, shtetasi A. L., 62 vjeç. Në ambientet e shtëpisë së tij u gjetën dhjetëra bagëti të imta në proces therjeje dhe të therura, si dhe matrikuj të dyshuar të falsifikuar. Policia dhe inspektorët zbuluan gjithashtu një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes shkarkoheshin direkt në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të rëndë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi menjëherë ambientin dhe gjobiti pronarin...
Burimi:
sot.com.al