“Beteja” me zjarret në zonën e Pukës vazhdon, operacion për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit
Vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, Gojanit, Gjegjanit dhe Prozhmit, Bashkia Pukë.Situata në Gjegjan paraqitet më e qetë dhe aktualisht nuk raportohet përparim i vatrës së zjarrit. Monitorohet me forcat vendore.Në Gojan të Madh, gjatë natës janë evidentuar riaktivizim i vatrave, por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur normalizimin e situatës. Në lagjen Pepaj, zjarri nuk ka avancuar drejt banesave përtej zonës së izoluar gjatë ndërhyrjes intensive të ditës së djeshme. Zona vijon të mbahet nën monitorim nga forcat vendore.Vatra më problematike paraqitet në Gojan të Vogël, ku vijon aktive duke u përhapur në zbritje në drejtim të zonës së banuar, jo ne afërsi kritike deri në keto momente. Në këtë vatër është përqendruar...
Burimi:
sarandanews.com