Berisha: Vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare

Berisha: Vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur lidhur me protestën e cila prej 22 ditësh vijon pa ndërprerje në kryeqytet. Berisha u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen me qytetarët në shesh për liri dhe kundër autokracisë. Sipas tij vendi i demokratëve është në sheshin dhe rrugët e Tiranës. Berisha e cilësoi sheshin ku mblidhen protestuesit çdo ditë si vendi i nderit dhe i fushëbetejës qytetare. Ai shtoi se në këtë protestë nuk ka flamuj dhe simbole partiake dhe se e respektojnë këtë. “Asnjë slogan, asnjë parullë, asnjë mashtrim i hedhur aty kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra e dhjetëra...