“Berisha transformoi retorikën e…”/ Çfarë u diskutua mes Ramës dhe Dendias? Analisti shpjegon detaje
Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka nxitur debat politik mbi çështjet që mund të jenë diskutuar mes palëve, veçanërisht për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. I ftuar në nje studio televizive, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se çështja e detit mund të mos ketë qenë tema kryesore e bisedimeve, pavarësisht akuzave dhe narrativës së ngritur nga opozita. Sipas Minxhozit, ish-kryeministri Sali Berisha është fokusuar pothuajse tërësisht tek çështja detare, duke rikthyer në vëmendje debatin e para 15 viteve për marrëveshjen me Greqinë. Ai tha se Berisha po transformon retorikën e dikurshme, duke akuzuar sot qeverinë Rama se “i ka falur detin Greqisë”, ndërkohë që vetë marrëveshja e mëparshme ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Analisti theksoi se, nëse...
Burimi:
sot.com.al