Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit

Berisha: Rama nuk po mbron Mirlindën e AKSHI-t, por Lindën e tij të Surrelit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi në konferencën e sotme për mediat se Edi Rama nuk po mbron Mirlinda Karçanaj, e cila u largua nga drejtimi i AKSHI-t pas vënies nën akuzë nga SPAK, por bashkëshorten e tij. Sipas Berishës, Karçanaj ka vepruar me urdhra dhe porosi të bashkëshortes së kryeministrit. Ai tha se Karçanaj i ka dhënë tendera baxhanakut të Ramës Armand Frangu, të cilin theksoi se e ka denoncuar disa herë. “Mbrojti Linda Ramën. Edi Rama mbrojti atë që e quan gjysma e tij më e mirë, se Mirlinda ka zbatuar çdo urdhër e porosi të Lindës së Surrelit dhe këtë e ka marrë vesh çdo njeri. Nga viti 2015 gjer sot, famozin Armand Frangu e kam denoncuar me dhjetëra herë. Frangu...