Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Ramës është kthyer në rrezik të madh për Shqipërinë dhe rajonin

Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Ramës është kthyer në rrezik të madh për Shqipërinë dhe rajonin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Brukseli kryeministrin Edi Rama për lidhjet me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar. Kryedemokrati ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ai mban detyrën e zv/presidentit. Gjatë fjalës së mbajtur, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe krimit dhe lidhjet e tyre me pushtetin. Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh për vendin dhe se Shqipëria nuk organizon më zgjedhje, por vetëm farsa elektorale. Ai kërkoi ngritjen e grupeve të posaçme për goditjen e karteleve të drogës...