“Berisha është kthyer në ‘kambalecin’ e Ramës”/ Salianji: Qëndrimi i tij në krye të PD ndihmon kryeministrin
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka vijuar kritikat e forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se qëndrimi i tij në krye të selisë blu po ndihmon indirekt kryeministrin Edi Rama të qëndrojë në pushtet. Gjatë një takimi me mbështetësit, Salianji vlerësoi rolin historik të Berishës në Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik në Shqipëri, por theksoi se sot situata politike kërkon një brez të ri drejtuesish. “Le ta themi pa ekuivok, Sali Berisha është lideri historik i PD-së. Kontributet e tij në PD janë të padiskutueshme në vitet e pluralizmit”, deklaroi Salianji. Megjithatë, ai tha se kreu aktual i demokratëve është konsumuar politikisht dhe nuk arrin më të bashkojë opozitën. “Pas 36 vitesh në politikë, ai sot është i konsumuar politikisht, i izoluar...
Burimi:
sot.com.al