Belinda Balluku sot në SPAK, një grup protestuesish mblidhen para Prokurorisë
Një grup protestuesish janë mbledhur sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, aty ku sot pritet të paraqitet ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku. Protestuesit mbajnë pankarta në duar me mesazhe kundër qeverisë dhe Ballukut. Ndërkohë policia u ka kërkuar që të largohen, por ata deklarojnë se nuk po shkelin asnjë ligj dhe janë në të drejtën e tyre për të protestuar.
Burimi:
opinion.al