Belinda Balluku paraqitet në SPAK, e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe

Belinda Balluku ka mbërritur në SPAK për t’u njohur me akuzat rreth orës 13:50, ndërsa pak më herët brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme u fut avokati i saj, Ardian Kalia. Balluku është marrë zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë. Për këtë të fundit një ditë më parë iu komunikua zgjatja e hetimit dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, e njëjta gjë pritet t’i komunikohet edhe vetë Ballukut. Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e...