Bëhuni gati, nga nesër, temperatura “mbytëse”, do shkojnë mbi 40 gradë

Bëhuni gati, nga nesër, temperatura “mbytëse”, do shkojnë mbi 40 gradë

“Presim që sot të jetë 39 gradë temperatura, nesër 40”. Ky ishte parashikimi i motit nga meteorologia Tanja Porja. “40 gradë në Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Tirana, Durrësi dhe Fieri pritet që të qëndrojnë te 39 gradët. Më pas, e premtja nis të freskohet gradualisht. Presim që në zona të caktuara, temperatura minimale të jetë 28-29 gradë”, tha Porja për A2. Sipas meteorologes, “diferenca vetëm 10 gradë mes temperaturës minimale dhe asaj maksimale është mbytëse”. “Nuk arrin trupi të çlodhet të paktën në një interval prej 1 ore. Temperaturat minimale do të normalizohen vetëm pas ditës së dielë”, theksoi Porja. “Nga e marta dhe në vijim ulen temperaturat. Nga sot deri të premten presim edhe 41 gradë Celcius. Ndërsa nga e marta maksimalja do...