Beci për deklaratën e Ramës: Pse është rrethuar prona pa leje?
Beci për deklaratën e Ramës: Pse është rrethuar prona pa leje? Ish-prokurori Eugen Beci ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me projektin e paralajmëruar për Zvërnecin, duke vënë në dukje mospërputhjet mes deklaratave të kryeministrit Edi Rama se projekti ende nuk është finalizuar dhe veprimeve konkrete që po kryhen në terren. I ftuar në emisionin “Studio24”, Beci u shpreh se një investim i përmasave të tilla, me vlerë rreth 4 miliardë euro, duhet të kalojë domosdoshmërisht nëpër të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale të parashikuara nga legjislacioni shqiptar. Sipas tij, fakti që projekti nuk është ende i përfunduar nënkupton se nuk mund të ketë një vlerësim përfundimtar mbi ndikimin që ai do të ketë në mjedis apo mbi përfitimet që do të sjellë. “Problemi është...
Burimi:
sot.com.al