“Bashkëpunim aktiv”/ Tryeza për sfidat e sigurisë klimatike, Ambasadori i OSBE-së: Zgjidhje përmes reagimeve efikase

“Bashkëpunim aktiv”/ Tryeza për sfidat e sigurisë klimatike, Ambasadori i OSBE-së: Zgjidhje përmes reagimeve efikase

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi nje tryezë në Strugë për mjedisin dhe sfidat e sigurisë klimatike. Të pranishëm ishin deputetë, zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të autoriteteve vendore dhe ekspertë të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa takimi u përqendrua në zbutjen e rreziqeve të përbashkëta mjedisore dhe sfidave të sigurisë të lidhura me klimën. Në fjalën e tij, ambasadori Michel Tarran theksoi se reagimet efikase për çështje të tilla burojnë nga qeverisjet e mira. “Reagimet efikase ndaj rreziqeve klimatike e kanë pikënisjen te një qeverisje të shëndoshë të brendshme dhe forcohen përmes bashkëpunimit aktiv ndërkufitar”,-nënvizoi Tarran. Siç bëhet me dije përmes një njoftimi, diskutimet u përqendruan në sfidat kryesore rajonale, si degradimi i pyjeve, prerjet e paligjshme, mbrojtja e biodiversitetit...