Bashkëpunëtorët e drejtësisë, gjyqtari Florjan Kalaja: Ligjet pa koherencë, nevojë për ndryshime dhe qasje më të qartë
Nëse bashkëpunëtori i drejtësisë e ka gojën e lirë është i aftë të fusë në zinxhir të gjithë bashkëpunëtorët e tij, sipas gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Florjan Kalaja, që në botimin e tij më të ri bën një studim mbi institutin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Si një magjistrat që trajton raste te korrupsionit të zyrtarëve të lartë në praktikën e tij të punës në Gjykatën e Posaçme, ai analizon katër ligjet kryesore që e konturojnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, te të cilat gjen mungesë koherence. “Po të shikosh kriteret që parashikon Kodi Penal, tashmë në dy dispozita, pasi njëra u syprinua në fund të janarit 2026, nuk konfirmohen me atë që thotë Kodi i Procedurës...
Burimi:
top-channel.tv