Bardhi për TEC-et lundrurese: Një aferë korruptive që ulëret, të paprekshmit e SPAK quhen Rama dhe Balluku
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për një aferë korruptive lidhur me termocentralet lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3” në Vlorë, duke kërkuar hetim nga SPAK. Në një deklaratë publike, Bardhi tha se ka depozituar më shumë se një vit më parë në SPAK prova që, sipas tij, ngrenë dyshime serioze për abuzim me pushtetin nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe vendimmarrjen e ministres Belinda Balluku. Sipas Bardhit, fituesi i kontratës ishte paracaktuar dhe Shqipërisë iu sollën mjete që nuk kanë prodhuar energjinë e parashikuar në kontratë. Ai pretendoi se nga janari 2024 deri në prill 2026, dy TEC-et lundruese kanë prodhuar rreth 102 mijë megavat-orë energji, ndërsa kontrata parashikonte 850 mijë megavat-orë në vit. Ai tha se prodhimi real...
Burimi:
gijotina.com