Banori i “5 Majit” i kujton Kanunin Ramës: Miku nuk prihet në besë! S’na ke dalë për zot, jep dorëheqjen!

Banori i “5 Majit” i kujton Kanunin Ramës: Miku nuk prihet në besë! S’na ke dalë për zot, jep dorëheqjen!

Një banor i zonës së 5 Majit, ku janë mbajtur shpesh herë protesta, bëri thirrje për dorëheqjen e Ramës. Ai i përmendi kanunin Ramës. “Nuk po vij për 5 majin, se të gjithë jemi 5 Maj. Ai kërkon që të na përzërë. Ai ka përmendur Kanunin. Ai tha; miku nuk prihet në besë. Jo zoti kryeministër, çdo kush ka vendin e vetë. Nëse kryefamiljari nuk është i aftë që të mbajë familjen, duhet të heqë dorë. Një kryefamiljar, thotë Kanuni, duhet të mbajë familjen. Kanuni thotë; të mbajë në zotim shtëpinë dhe ti përgjigjet katundit. Cili kryeministër e ka përmbushur këtë? Ose duhet ti përmendësh të gjitha, ose të mbash përgjegjësi për të gjitha. Jep dorëheqjen, poshtë kryeministri.”, tha ai.