‘Banjat e Benjës’ midis haresë dhe rrënimit të natyrës shqiptare
Nga Auron Tare Pamjet e shpërndara një ditë më parë, ku njerëz këndonin, vallëzonin e festonin mbi rrënojat e natyrës shqiptare në Kanionin e Langaricës, më sollën ndër mend filmin ‘Rënia e Romës’. Në një nga skenat më të fuqishme të asaj kryevepre të kinematografisë së viteve ’60, qytetarët e Romës vallëzojnë të dehur nga hareja, ndërsa hordhitë barbare ndodhen tashmë te portat e qytetit. Fundi dihet: Roma plaçkitet, qytetërimi shembet dhe Europa hyn në atë që historia e njeh si Epoka e Errët. Kanioni i Langaricës dhe ujërat termale të Benjës janë sot një shembull i gjallë se si ne, kombi i shqiptarëve, jemi drejt një Epoke të Errët në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore. Benja është pasqyra se si një qeverisje pa vizion, agresive...
Burimi:
sot.com.al