Baneri në stadium “Kosova është Serbi”, UEFA nuk merr asnjë vendim për klubin
UEFA nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj Larne dhe Crvena Zvezdës pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e javës së kaluar në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku në tribunat e stadiumit u shfaq një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Pavarësisht reagimeve që shkaktoi shfaqja e flamurit, shtëpia evropiane e futbollit nuk ka njoftuar për hapjen e ndonjë procedure disiplinore dhe as nuk ka përfshirë rastin në vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor.Kjo nuk është hera e parë që në stadiume shfaqen mesazhe të tillë politike dhe aspak të përshtatshme. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com