“Balluku ka vjedhur paratë tona, nën hyqmin e Ramës”/ Protestuesi me pankartë në dorë: Kërkojmë dorëheqjen e tyre
Një qytetar i pranishëm në sheshin Skënderbej nga ku nis protesta, është shfaqur me një pankartë ku paraqitej zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa në një prononcim për News24 ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Protestojmë në mbështetje të rinisë që Rama dhe Berishaa të largohen. Balluku ka vjedhur paratë tona nën hyqmin e Ramës. Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës pa negocim. Rinia u pa dje në atë rrebesh sa të vendosur ishin”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al