“Balluku duhej çuar për heqje imuniteti para mbylljes së Parlamentit”/ Lubonja: Shtyrja ndihmon pushtetin…

“Balluku duhej çuar për heqje imuniteti para mbylljes së Parlamentit”/ Lubonja: Shtyrja ndihmon pushtetin…

Analisti Fatos Lubonja deklaroi sot në një studio televizive” se Prokuroria e Posaçme nuk duhet ta kishte shtyre dërgimin e kërkesës së heqjes së imunitetit të ish-zv/kryeministres së pandehur për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash nga SPAK e GJKKO. Ai argumentoi se kërkesa e SPAK duhet të kishte shkuar para se Parlamenti të kishte mbyllur sesionin më 20 korrik dhe se shtyrja i jep më shumë kohë apo ndihmon pushtetin. “Shtyrja e hetimeve dhe dërgimit të kërkesës pa dyshim që ndihmon pushtetin. Nuk duhet ta shtynin për në shtator. Por duke parë edhe frenimi i SPAK, sepse mund të ketë edhe përplasje me Policinë, mund të prishen ndërtimet, ka konflikte të hapura, si në Nartë, u bë krim ndaj qytetarit. Por po u lanë...