Avokati i Popullit nis hetimin dhe takon aktivistët e proceduar: E drejta e protestës është themelore

Avokati i Popullit nis hetimin dhe takon aktivistët e proceduar: E drejta e protestës është themelore

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot një grup aktivistësh të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar dhe ndaj të cilëve, policia ka nisur procedime penale. Mbi bazën e ankesës së tyre, institucioni ka nisur verifikimin e veprimeve të deritanishme të policisë. Aktivistët pretendojnë se procedimet ndaj tyre janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës së tyre për të protestuar. Avokati i Popullit po vlerëson nëse këto veprime të policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “E drejta për të protestuar paqësisht është e drejtë themelore dhe duhet garantuar me çdo kusht. Kur policia procedon qytetarë vetëm sepse protestuan, barra e...