Avokati i Popullit gjen kushte çnjerëzore në burgun e Shënkollit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital, e jo…
Avokati i Popullit po zhvillon (dje dhe sot) një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Gjetjet paraprake janë shqetësuese. Grupi i inspektimit konstatoi mbipopullim të rëndë të ambienteve të akomodimit dhe mungesë të theksuar të personelit mjekësor, në raport me nevojat shëndetësore të të burgosurve. Kushte të tilla cenojnë dinjitetin njerëzor dhe standardet minimale të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT). Gjatë inspektimit po verifikohen kushtet e akomodimit, kujdesi shëndetësor, regjistrat e ankesave dhe po zhvillohen biseda private me të burgosur, pa praninë e stafit të institucionit. “Ky nuk duhet të jetë një IEVP sepse këta nuk janë persona që po vuajnë dënimin. Këta janë persona ndaj të cilëve është marrë një...
Burimi:
sot.com.al