Automjeti që lëvizte 60-vjeçari u godit nga pas/ Zbardhen detaje nga  aksidenti tragjik në Klos

Automjeti që lëvizte 60-vjeçari u godit nga pas/ Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Klos

Një viktimë dhe katër të plagosur është bilanci aksidenti të ndodhur në Klos, ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë.’ Viktimë mbeti Halil Gjashi. Të dyja automjetet lëviznin në sensin Bulqizë – Klos ndërsa atomjeti që drejtohej nga shtetasi Xhoni Sallaku dyshohet se ka goditur nga pas automjetin që drejtohej nga shtetasi Sajmir Cecja. Ky i fundit po kthehej për në varreza që ndodhen pak metra larg rrugës së Arbrit. Si pasojë e goditjes së fortë, ka humbur jetën në vendngjarje 60-vjeçari Halil Gjashi, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjithë personat e tjerë që ndodheshin në automjet. Ata janë dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se edhe një pasagjer tjetër që ndodhej në mjetin ku ishte viktima, është...