Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet me plumb pas shpine te dera e shtëpisë! Viktima njihej si i ‘forti’ i zonës…
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur pas mesnatës së të shtunës duke u gdhirë e dielë, në fshatin Bërxullë, Vorë, ku humbi jetën 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula. Sipas burimeve hetimore, viktima ishte duke u kthyer në banesën e tij kur u qëllua me armë zjarri, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Autorët dyshohet se e kanë goditur në momentin kur ai po afrohej pranë shtëpisë. Krimi ndodhi rreth orës 00:10 të datës 12 korrik, ku 50 vjeçari sapo kishte parkuar automjetin e tij dhe teksa i drejtohej derës së banesës, një predhë e ka goditur nga mbrapa, në shpinë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna teksa burimet bënë me dije se dyshohet...
Burimi:
sot.com.al