As Rama, as Mitsotakis nuk e kanë ‘të babait’ detin’/ Beleri: Kryeministri ka parë interesat e një shteti të tretë
Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin në Syri Tv se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes së detit me Greqinë ishte “fotokopje” e një letre të ish-kryeministrit turk Ahmet Davutoglu. Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë negociatave ka parë më shumë interesat e një shteti të tretë sesa ato të Shqipërisë. Sipas tij, çështja e detit duhet të zgjidhet me transparencë dhe me një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët. Ai tha se dy herë është arritur dakordësi mes Shqipërisë dhe Greqisë, por në të dy rastet pala shqiptare është tërhequr. Beleri kritikoi edhe mungesën e informacionit publik në Shqipëri për negociatat, duke theksuar se në Greqi ka pasur informim zyrtar për zhvillimet. Eurodeputeti shtoi...
Burimi:
sot.com.al