ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës
Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës. Pas përfundimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për realizimin e elementëve të tjerë të projektit, të fokusuar në përmirësimin e aksesit për banorët e zonës. Ndërtimi i këtyre mbikalimeve do t’u mundësojë banorëve që jetojnë përgjatë autostradës të lëvizin më lehtë dhe në mënyrë më të sigurt, përmes pikave të dedikuara të kalimit. Procedura e tenderimit pritet të mbyllet më 15 qershor. Pas shpalljes së fituesit, punimet do të nisin menjëherë. Përveç ndërtimit të 6 mbikalimeve, projekti parashikon edhe instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërimin e zonave përkatëse, vendosjen e barrierave akustike, si dhe ndërhyrje të tjera plotësuese. Sipas projektit të ARRSH-së, mbikalimet...
Burimi:
top-channel.tv