ARRSH 4.8 milionë euro për sinjalistikën nga veriu në jug, rrugët ku do të ndërhyhet

ARRSH 4.8 milionë euro për sinjalistikën nga veriu në jug, rrugët ku do të ndërhyhet

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura prokurimi me vlerë të kombinuar rreth 474.7 milionë lekë, ose afërsisht 4.8 milionë euro, për ndërhyrje në sinjalistikën dhe pajisjet e sigurisë rrugore në veri, jug dhe në rajonin Qendër-Lindje. Procedurat mbulojnë përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, vendosjen ose zëvendësimin e barrierave mbrojtëse, ndriçimin e kryqëzimeve dhe riparimin e fugave të urave në disa prej akseve kryesore të rrjetit kombëtar. Fondi më i madh është parashikuar për Rajonin Jugor, Loti 3, me 187.46 milionë lekë. Një vlerë e ngjashme, prej 187.44 milionë lekësh, është caktuar për Rajonin Verior, Loti 1, ndërsa tenderi për Rajonin Qendër-Lindje, Loti 4, ka fond limit 99.84 milionë lekë. Sipas raporteve teknike, akset janë përzgjedhur pas inspektimeve në terren dhe vlerësimit të...