Arrestohet në Angli 60-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri
Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Sabri Sopotin, i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 24 vite burg për veprën penale të vrasjes me paramendim, si edhe për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester. Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja për të cilën është dënuar Sopoti ka ndodhur më 24 dhjetor 1999, kur ai dyshohet se vrau me armë zjarri (automatik) shtetasin me iniciale B.K. Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se Interpol Tirana po vijon procedurat me homologët britanikë për finalizimin e...
Burimi:
gijotina.com