Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Tre persona të shpallur në kërkim nga autoritetet janë arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë gjatë kontrolleve të kryera në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë dhe në Portin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, në Qafë Botë u ndalua një 20-vjeçar nga Saranda, i cili rezultonte i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe prishjen e qetësisë publike. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër në një zonë të banuar të Sarandës. Po në këtë pikë kufitare u ndalua edhe një 27-vjeçar nga Divjaka, i kërkuar nga autoritetet e Tiranës për veprën penale “Kanosje”. Ndërkohë, në Portin e Sarandës u arrestua një...